Scott Morrison was abused in Cobargo today, when he was trying for a few marketing photos, so he did a runner
Gepostet von Kangaroo Court of Australia am Donnerstag, 2. Januar 2020
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, shëtit i qetë mes rrënojave të tërmetit çdo ditë, edhe pse korrupsioni shtetëror solli shkatërrim e vdekje.
Por në një vend tjetër, kryeministri nuk e merr guximin kollaj të takohet me banorët e rrënuar nga fatkeqësitë natyrore. Në Australi, banorët e një qyteti të dëmtuar nga flakët e zjarrit, e detyruan kryeministrin Scott Morrison të largohet me shpejtësi drejt makinës.
Banorët e zemëruar nga humbja e banesave, lëshuan fyerje dhe sharje ndaj kryeministrit. Ata thanë se jeta e tyre është shkatërruar.
Një tjetër bërtiti: “Ti je një idiot”.
Temperaturat kanë shkuar deri në 46 gradë dhe zjarret kanë vrarë 17 persona në Australi. Kryeministri është kritikuar se shkoi në Havai për pushime, ndërkohë që vendi digjej nga zjarret.