Kreu i PD Gjirokastër Dasho Aliko ka shprehur sigurinë e tij të plotë se në zgjedhjet e afërta parlamentare, forca politike që përfaqëson do të ripërsërisë suksesin e zgjedhjeve të 2009 kur PD u përfaqësua në parlamentin e atij viti me dy deputetë aq sa PS ndërkohë që LSI me të vetmin deputet Vangjel Tavo.

Zoti Aliko shprehu sigurinë e plotë se kushtet janë të tilla që pakënaqësia ndaj pushtetit të hajduteve, ka arritur kulmin madje edhe nga radhët e socialistëve që kësaj here, do të ndëshkojnë partinë e tyre që po e gllabëron Rilindja e hajdutëve dhe kriminelëve-është shprehur zoti Aliko para anëtarëve të kryesisë së PD Gjirokastër të cilët kanë qenë pjesë e një takimi të ndërmarrë në të gjithë vendin në kuadrin e perzgjedhjes së kandidaturave për deputetë nga baza.

Në këtë takim, kanë qenë të deleguar nga kryesia e PD në Tirane, Ervin Salianji, Fatbardh Kadilli dhe Minushe Laze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu