Kryetari i Bashkise Gjirokaster Flamur Golemi, ka zgjedhur shkollen 9-vjecare “Koto Hoxhi” per te shkolluar dy djemte e tij minorene qe per here te pare nisin rrugen e dijes. Golemi i ka besuar stafit mesimdhenes, femijet e tij per t’i shkolluar ne nje institucion publik ndryshe nga cështë modë per politikanet e tjere vendas qe “gjuajne” shkollat private.

Ky ka qene mesazhi i pare me te cilen ka goditur kryebashkiaku gjirokastrit duke dhene shembullin vete per besimin ndaj sistemit arsimor publik dhe frekuentimin e tyre. Kryebashkiaku gjirokastrit ka gjetur rastin te pershendese nxenesit dhe personelin mesimdhenes me rastin e fillimit te sezonit te ri shkollor.

Zoti Golemi shoqerohej nga drejtoresha e Arsimit Gjirokaster Albana Hasanaj si dhe nendrejtoresha e shkolles 9-Vjecare “Koto Hoxhi” Lurjana Meta. Kryebashkiaku i Gjirokastres ka uruar nxenesit dhe mesuesit per nje vit shkollor te mbare dhe njekohesisht shprehu besimin e plote se e ardhmja e arsimit gjirokastrit eshte e sigurte nese brezat e sotem, do te punojne dhe mesojne ashtu sic e ka tradite ky qytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu