Aksioni i sotem i Agjencise se Puneve Publike ne Bashkine Gjirokaster, eshte perqendruar ne mbjelljen e fidaneve te rinj ne lagjen “Punetori”.

Kryebashkiaku i Gjirokastres Flamur Golemi, i eshte bashkuar heret ne mengjes kompanise se mbjelljes se fidaneve te kesaj agjencise duke dhene shembullin konkret se pyllezimi i zonave delikate ne Gjirokaster, eshte nje domosdoshmeri themelore. Per mediat e pranishme zoti Golemi eshte shprehur se kishte zgjedhur lagjen “Punetori”, per shkak te problematikes qe ka pasur me reshkitjen e truallit shtufor 2 vite me pare. Sipas tij, Bashkia e Gjirokastres, po perpiqet te rikuperoje demin qe i eshte shkaktuar natyres ne kete zone.

Zoti Golemi ka permendur edhe nderhyrjet qe jane kryer nga bashkia ne sistemin e kanalizimeve te ujerave te zeza e te bardha ne kete lagje. Aksioni per mbjelljen e fidaneve te rinj do te vijoje edhe diten e neserme. Jane ne dispozicion gjithesej 200 fidane te vendosura nga bashkia per t’u mbjelle ne lagjen “Punetori”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu