Flamur Golemi, kryebashkiaku i Gjirokastrës ka ndezur mbrëmjen e djeshme pemën e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri ne sheshin “Cerciz Topulli”.

Kryebashkiaku i Gjirokastres shihet i veshur me bluzë te kuqe me motive festive, gjë e përdorur më parë edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Mes ritmeve të muzikës festive dhe i shoqëruar nga një person i maskuar si Babagjysh, Golemi ka marrë fëmijë në krahë, për të cilët ka ndarë edhe dhurata të ndryshme.

Duke thirrur emrat e fëmijëve një nga një, vogëlushët e Gjirokastrës kanë marrë pako simbolike nga kryebashkiaku, nën dritat festive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu