Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, kërkon frenimin e legalizimeve të objekteve të banimit në zonën e Gërhotit. Kjo për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin ato dhe kërcënimit real nga furia në mot të keq, të rrjedhës së përroit të Cullos.

Gjatë viteve të fundit janë legalizuar banesa të përqëndruara pranë përroit apo dhe trojeve me bazament të dobët që janë të ekspozuara ndaj fenomenit të erozionit ndaj dhe zoti Golemi ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme në terren.

Kam komunikuar me drejtorin e Kadastrës për të ndalur legalizimet në zona të rrezikshme sidomos banesat në lagjen Gërhot që kërcënohen nga përroi i Cullos dhe kur momentalisht janë legalizuar 80 banesa. Këto ditë do të kërkoj zyrtarisht përmes një shkrese pezullimin e legalizimeve në pikat e nxehta të qytetit-është shprehur Golemi.

Ky i fundit e ka shtruar këtë problem, në mbledhjen e organizuar nga Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj, me krerët e njësive vendore të qarkut, si dhe me drejtorët e institucioneve kryesore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu