Ish kreu i diplomacise shqiptare ne vitet ’90 Tritan Shehu i ftuar ne edicionin e lajmeve te SYRI TV ka komentuar situaten dramatike qe po ndodh momentalisht ne Kakavije ku me mijera shqiptare, po qendrojne prej tre ditesh ne radhe per te kaluar matane kufirit.

Sipas zotit Shehu radhet e gjata jane tragjike dhe kjo vjen si pasoje e izolimit te Shqiperise e cila quhet nrsyhe si “delja e zeze Covid” ne Europe. Per ish kreun e diplomacise shqiptare, kryeministri shqiptar kete situate e kaloi me indiferentizem nderkohe qe pala greke ne kufi kryen me shume testime te shqiptareve ne dite se sa realizohen ne Shqiperi.
Ish deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastres theksoi se qeveria shqiptare duhet te organizoje testime ne kufi ne bashkepunim me Greqine pasi vetem keshtu mund te celen edhe pikat e tjera te kalimit kufitar.

Nderkaq zoti Shehu eshte pyetur edhe per marreveshjen detare mes Shqiperise dhe Greqise. Sipas zotit Shehu, Rama shkaterroi marreveshjen detare me vendin fqinj e kesisoj edhe raportet me te. Mareveshja e vitit 2009 ishte me e mira e mundeshme. Sot ministri i jashtem i Greqise ka folur per 12 milje ne vend te 6 te vitit 2009.
Eshte iluzion qe Rama ne “ikje” mund te kryeje tani nje marreveshje te tille pasi kjo i takon qeverise se ardhshme demokratike-ka perfunduar ish kryediplomati shqiptar Tritan Shehu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu