Eduart Merkaj drejtori i Departamentit te Kufirit dhe Migracionit, inspektoi mengjesin e sotem masat ne Piken Kufitare te Kakavijes ne kuader te zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit.

I shoqeruar nga kreu rajonal i Policise Vendore te Kufirit Arben Joco dhe komandanti i PKK Vilson Dine, zoti Merkaj eshte shprehur per mediat se ardhja ne Kakavine kishte per qellim shtimin e masave të Policise Kufitare ne kufi per te mos perfituar elemente me rekorde kriminale qe te ndermarrin veprime antiligjore.

Do te shtohen kontrolle në pikën e hyrjes dhe zbatimi i masave në kufirin e gjelbër që shihet si me risk nga policia kufitare pasi elementë kriminale mund të kryejnë vepra penale në kufi-tha ai. Disa persona në kërkim mund te ahfrytezojne pikën kufitare dhe kufirin e gjelbër per tu larguar. Persona të ndryshëm mund të mendojnë se policia do të jete neglizhente gjatë zgjedhjeve dhe perfitojne nga kjo situate eshte shprehur ai.

Policia sipas Merkaj qendron në gatishmëri te plote nderkohe qe policët pervecse do te qendrojne në qendrat e votimit, do të shoqërojnë edhe materialet zgjedhore ne qendrat e numerimit te votave. Persa i perket rregullave te pandemise Merkaj eshte shprehur se jane bere publike ne media.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu