Kreu i Inspektoriateve Shtetërore Shkëlqim Hajdari ka vlerësuar masat e sigurisë shëndetësore ne Piken Kufitare te Kakavijes gjate nje vizite mesditen e sotme.

Ai njoftoi se urdhri i datës 15 Mars për bllokimin e kalimit për këmbësorët do të gjejë zbatim që prej ditës së sotme. Hajdari tha se përjashtim do të bëjnë rastet e qytetarëve shqiptarë jo rezidentë në Greqi, por që janë tranzit drejt Shqipërisë dhe personat me arsye shumë të forta personale. Per kete kategori, Hajdari tha se do të duhet të pajisen me leje të posatcme ne Ambasaden shqiptare ne Athine apo ne konsullatat shqiptare ne Janine dhe Selanik pasi vetëm kështu do t’ju mundësohet kalimi.

Ndërkaq për personat që gjenden në pritje prej orësh në anën greke të kufirit Hajdari tha se situata e tyre do të vlerësohet hap pas hapi por kjo është dita e fundit që bëhen tolerime për qytetarët rezidentë në Greqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu