Kreu i PEISH Gjirokaster Gramoz Braho, spegon ngjarjen skandaloze te nje dite me pare ne te ashtuquajturin Keshill Bashkiak, ku perfaqesues te komunitetit egjiptian, u debuan me force nga mbledhja e ketij organi ilegjitim teksa kerkonin zgjidhjen e problemeve qe shqetesojne.
Zoti Braho si mbrojtes stoik i interesave te komunitetit qe perfaqeson, sqaron ne nje interviste per Jugulajm kerkesat qe ishin paraqitur ndaj ketij organi qe kane te bejne me plotesimin e tyre dhe permbushjen e kushteve sipas ligjit, per transportin e femijeve egjiptiane nga banesat e tyre ne shkolle ku distanca eshte 6 km.
Zoti Braho ka denoncuar aktin e djeshem shperfilles dhe teresisht arrogant nga te ashtuquajturit keshilltare dhe ka premtuar se aksioni i tij dhe i partise qe perfaqeson ne mbrojtjen e te drejtave te komunitetit egjiptian ne Gjirokaster, do te vazhdoje deri ne permbushjen e te gjitha detyrimeve qe percaktojne konventat nderkombetare per arsimim dhe lehtesirat qe jane te percaktuara ne legjislacionin vendas per kete kategori.