Dyert e selisë së PD në Gjirokastër, janë shkallmuar nga disa të ashtuquajtur mbështetës të Bashës. Kreu aktual i PD në Gjirokastër Dasho Aliko, ka dalë me një deklaratë urgjente për mediat për të denoncuar atë veprim vandal sipas tij, që ka ndodhur mesditën e sotme në këtë seli.

I ashtuquajturi deleguari i kryesisë së PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko mbasi ka shkallmuar selinë ka zhvilluar një takim me një grup pjestarësh të strukturave vendore të PD Gjirokastër, takim ky i organizuar në ambjentet e brendshme të selisë. Më tej ata janë larguar duke lënë të braktisura dhe të hapura dyert e sëlisë.

Sipas deklaratës së bërë publike nga kryetari i PD në Gjirokastër Dasho Aliko, ata individë kanë shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave. Ky është një akt vandal që nuk i shërben demokratëve-është shprehur Aliko i cili u ka bërë thirrje për pjesmarrjen e gjithë demokratëve në procesin e ristrukturimit dhe rizgjedhjeve në forumet e PD.

Pas kesaj drejtuesit e PD jane marre me riparimin dëmeve te shkaktuara.