Kreu i PD Gjirokaster Dasho Aliko ka kerkuar qe PD ne keto momente te veshtira qe ndodhet, ka me teper nevoje te bashkohet ne nje te vetme dhe ndasite e te dy grupimeve te jene te unifikuara pasi ne kete menyre PD behet nje force reale opozitare.

Zoti Aliko gjate nje daljeje sot para selise se PD Gjirokaster me rastin e publikimit te emrave te 100 delegateve qe do te marrin pjese ne Kuvendin Kombetar te PD me daten 11 dhjetor, i ka bere thirrje kryedemokratit Lulzim Basha qe te ruaje qetesine dhe t’i bashkohet demokrateve ne kuvendin e 11 dhjetorit.

Njekohesisht Aliko i ka bere thirrje Bashes qe te pranoje realitetin e krijuar ne PD pasi anetaresia ne pjesen derrmuese kerkon thirrjen e Kuvendit Kombetar ne 11 dhjetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu