Nje tjeter vater zjarri eshte aktivizuar ne fshatin “Arshi Lengo” pak minuta me pare. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e PMNZSH te cilat kane arritur te depertojne ne terren dhe me pas ta shuajne ate.

Sot ne Gjirokaster ka qene edhe kreu i Emergjencave Civile Haki Cako i cili deklaron se situata ne Gjirokaster po shkon drejt permiresimit. Nderkohe qe ato familje te cilat u evakuan mbremjen e djeshme nga fshatrat Arshi Lengo dhe Asim Zeneli, jane rikthyer serish ne banesat e tyre per shkak te permiresimit te situates se zjarreve.

Zoti Cako u shpreh se situata po mbahet ne kontroll te plote ndersa apeloi se duhet te shkojne para drejtesise te gjithe ata piromane qe shkaktojne tragjedi te tilla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu