Ne Kakavije inspektoret e NJISKSH kane nderhyre duke pare situaten nga afer per parandalimin e te infektuarve te dyshuar me virusin kinez Koronavirus.

Jemi me fat që kufizohemi me një vend të BE-së si Greqia i cili ka marrë masa më të forta se ne, në parandalimin e Koronavirusit që ka vënë në lëvizje të gjithë botën.  

Sipas Arenc Brahimit shefi i Epidemiologjise ne NJISKSH Gjirokaster në Pikën Kufitare të Kakavies ka nisur puna me dy turne për të monitoruar situatën. Po duke qenë që jemi një vend me risk të vogël për shkak se udhëtarët kontrollohen nga vende të tjera dhe me pas hyjne ne territorin e Republikes se Shqiperise, ne Kakavije nuk ka një karantinë, nëse do të evidentohet ndonjë rast i mundshëm ai do të dërgohet në sitalin e Gjirokastrës në repartin e Infektivit-shprehet Brahimi. 

Në Kakavije po zbatohet një plan i posaçëm kontrolli dhe verifikimi për personat që hyjnë në territorin shqiptar nga Greqia nëpërmjet mjekëve të NJISKSH dhe Policisë së Shtetit, të dyja këto struktura janë angazhuar për të verifikuar çdo person që do sinjalizohet si i ardhur nga vendet aziatike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu