Kryeministri Edi Rama iu ka drejtuar dy mesazhe qytetarëve këtë mëngjes lidhur me situatën e krijuar në vend prej virusit të ri.

“Frikë jo, kujdes po! – nënvizon Rama dhe publikon pamjet e lokaleve të mbyllura në Tiranë. – Mbyllur mbrëmë diskot, klubet e natës, palestrat dhe nga sot edhe mjediset e mbyllura për argëtimin e fëmijëve.

Faleminderit të gjithë pronarëve të tyre për mirëkuptimin dhe kontributin konkret në vijën mbrojtëse të luftës.

Masat shtrënguese do të vijonë sipas planit dhe kontributi juaj, i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh.”

Më herët, kryeministri ka përcjellë mesazhin e artistit të mirënjohur Ardit Gjebrea që sensibilizon qytetarët për t’u mbrojtur nga epidemia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu