Kryetari i opozitës iu drejtua me një mesazh sot qytetarëve shqiptarëve lidhur me koronavirusin dhe rrezikun e shtuar nga përhapja e tij në Italinë fqinje. Në fjalët e tij Basha tha:

Në 24 orët e fundit kam ndjekur me vëmendjet zhvillimet në Italinë fqinjë dhe rrisqet e shtuara për vendin tonë lidhur me koronavirusin.

Gjatë ditës së sotme kemi pasur disa takime me ekspertët më të rëndësishëm të Shëndetësisë dhe një numër profesorësh ët QSUT si dhe disa konsulta me përfaqësues të OBSH. Ndërkohë kemi ndjekur hap pas hapi zhvillimet në terren dhe kemi ndjekur hapat e ndërmarrë nga qeveria.

Në një kohë kam disa mesazhe për ju, prindër, apo prindër me të moshuar .

Sot është koha të flasin mjekët, të flasin ekspertët, të hartohet plani i detajuar i masave konkrete. Ky plan duhet të ndahet me qytetarët që ata të informohen për masat që duhet të merren. T’u vihet në ndihmë më të rrezikuarve.

Meqënëse infeksioni nuk shfaqet menjëherë, duhet krijuar një regjistër i personave që vijnë nga zonat e infektuara dhe të mbahen nën mbikëqyrje.

Nuk është koha për propaganda, është koha të flasin mjekët dhe ekspertët, qeveria dhe institucionet kanë detyrën të veprojnë plotësisht në mbështetje të tyre.

Vendi ynë ka mjekë dhe ekspertë shumë të mirë, që kanë të gjithë përgatitjen e nevojshme për ta menaxhuar këtë situatë nëse u jepet mbështetja e nevojshme nga institucionet.

Prandaj, iu bëj thirrje, së pari, të mos neglizhoni asnjë gripi, qoftë edhe më të lehtën dhe së dyti, të bashkëpunoni me strukturat shëndetësore  sepse përmes bashkëpunimit me to, sepse do të jetë më e lehtë të menaxhohet situata.

PD me grupin e veçantë të punës që ka ngritur do të vazhdojë të monitorojë situatën ditë pas dite dhe orë pas ore.

Edhe njëhërë ju kërkoj që  larg panikut, të mirë informoheni, ndërkohë që ju kërkoj institucioneve të informojnë qytetarët në mënyrë transparente dhe të lënë mjekët dhe specialistët të flasin.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu