Ne kohen kur linjat e udhetareve nga Libohova ne Gjirokaster e anasjelltas jane pezulluar per shkak te gjendjes se jashtezakonshme, ata qe e vuajne jane pervec banoreve te kesaj zone edhe shoferet e linjave urbane qe qarkullojne.

Ata te licensuar sipas dispozitave ne fuqi, kane pezulluar aktivitetin e tyre duke respektuar vendimin e qeverise shqiptare. Mirepo kjo nuk ka penguar nje linje transporti te udhetareve qe operon ne zonen e Dropullit dhe te Gjirokastres madje ka avancuar duke hyre edhe ne linjen e Libohoves duke cenuar konkurrencen me suportin e qeverise. Pronari i nje firme te transportit urban qe eshte nipi i deputetit socialist Bashkim Fino, ushtron lirshem aktivitetin i pakercenuar nga organet kompetente madje duke sfiduar gjendjen e jashtezakonshme.

Shoferi i linjes fantazme nga Vora, merr pasagjere ne Kakavije tok me punetoret e nje firme prodhuese buze aksit nacional. Dhe kjo ndermerret ne sy te organeve te DRSHTRR.

Ky veprim ka lene zbuluar shoferet e linjave te Libohoves te cilet me te drejte kerkojne qe te respektohet nderprerja e aktivitetit edhe per kete subjekt ashtu si dhe vete ata.

Te gjendur perballe kesaj maskarade te mbuluar me suport qeveritar, shoferet e Libohoves kane apeluar per Jugulajm.net padrejtesine qe i’u behet ne kurriz te tyre dhe te te ardhurave familjare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu