Ishte planifikuar te organizohej ne fund te nentorit, por termeti i ndodhur ne Shqiperine e mesme, anuloi te gjitha aktivitetet me karakter kulturor.

Konferenca Shkencore me temë “Prefektura e Gjirokastrës gjatë Luftës së Dytë Botërore (7 prill 1939 – 29 nëntor 1944)”, u organizua nga institucioni i Prefektit të Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me akademikë, studiues të QASH dhe Institutin e Historisë Tiranë, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të vendit.
Të pranishëm në këtë konferencë ishte deputetja e Qarkut Gjirokastër Artemisa Malo, Prefekti i Qarkut Vlorë Flamur Mamaj, kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër Lindita Rova, kryetarët e njësive të vetëqeverisjes vendore, drejtues të tjerë institucionesh në nivel vendor, përfaqësues të komuniteteve fetare, historianë, veteranë etj.
Konferenca u çel me ekspozitën e vendosur në hollin e universitetit “Eqrem Cabej” ku u ekspozuan për herë të parë fotografi prej Luftës Nacionalçlirimtare dhe objekte të dëshmorëve. Më tej u vijua me dëgjimin e kumtesave të disa prej akademikëve, shfaqjen e një filmi dokumentar me këtë tematikë dhe një koncert festiv prej nxënësve të shkollave.
Në fjalën e tij prefekti Astrit Aliaj falënderoi të gjithë kumtuesit për punën e bërë në hartimin e librit sipas objektit të Konferencës Shkencore Kombëtare “Prefektura Gjirokastër gjatë Luftës së Dytë Botërore (7 prill 1939-29 nëntor 1944)”, duke e cilësuar këtë botim si një kontribut në fondin e artë të historisë sonë kombëtare për një nga periudhat më sinjikative, sikundërse është ajo e LANÇ.

Gjithashtu, Prefekti i Qarkut vlerësoi angazhimin maksimal të treguar prej të gjithë aktorëve për të evidentuar dhe transmetuar tek brezat e ardhshëm vlerat historike të epopesë më të rëndësishme të vendit tonë, ato të LANÇ-it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu