Koncert për ansambël frymor erdhi edhe në Gjirokastër, në vazhdën e aktiviteteve të javës së 19 të gjuhës italiane në Gjirokastër. Një bashkëpunim mes Konservatorit “Piccinni” të Barit dhe Shkollës Artistike “Feim Ibrahimi” ne Gjirokaster konsiston në bashkëpunimin kulturor dhe artistik të shkollave pjesëmarrëse.

Sipas konsulles së Përgjithshme të Italisë në Vlorë Luana Mikele aktvitete të këtij lloji i shërbejnë shkëmbimeve kulturore mes vendeve. Ndersa kryebashkiaku Flamur Golemi tha se bashkëpunimet me Ambasadën Italiane ne Tirane do të jenë të vazhdueshme dhe ne kete kuader zoti Golemi hodhi idene e krijimit të një Qendre Artistike në Gjirokastër cka do te mundesoje bashkepunime me te shpeshta ne aspektin kulturor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu