Pas hetimit qe ka nisur ne ngarkim te Vasilia Katsifas per deklaratat antishqiptare ne pervjetorin e vrasjes se te birit, Prokuroria e Gjirokastrës ka filluar procedimin penal edhe për personin nga Dervicani, Aristidh Diamanti, ish-drejtues i degës lokale te OMONIA-s ne Dervician.

Hetimi ndaj tij ka ardhur pasi pengoi, kërcënoi dhe bëri thirrje antishqiptare ndaj gazetareve të mediave shqiptare më datë 26 tetor në hyrje të varrezave civile të fshatit Bularat.

Na thoni pse keni vrarë djalin. Përse më vini këtu, ikni qërohuni, juve jeni vrasës, jeni turq. Qerrohuni turqit e mutit-ka bërtitur ne gjuhen greke ish-drejtuesi i OMONIA-s ndaj gazetarëve shqiptarë, tashmë i vënë në hetim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu