“Kazan Fest” solli për dy ditë radhazi një festë të vërtetë për banorët në Ballaban të Këlcyrës. Aktiviteti në fjalë një bashkëpunim mes Qendrës ISO dhe Bashkisë së Këlcyrës ishte konceptuar si një gërshetim mes prodhimeve të kulinarisë së zonës me aktivitete artistike.

Pjesëmarrësit mundën të shijonin produket të shumta si raki, verë, djathë,kos, gliko dhe reçelra të prodhuar në mënyrë artizanale nga fermerë dhe prodhues të Këlcyrës, Përmetit, Gjirokastrës, Tepelenës, Libohovës, Dropullit dhe Memaliajt.

Përmeti e ka si traditë rakinë. unë e kam traditë që nga gjyshi, mani, kumbulle, thane, dëllenje-u shpreh një pjesëmarrës në festë.

Kryetari i Bashkise Kelcyre votuar ne zgjedhjet ilegale te 30 qershorit Klement Ndoni tha se projekti i shërben promovimit të vlerave dhe traditës së zonës së Këlcyrës. Më tej Ndoni tha se vitin tjetër festa do të zhvendoset nga fshati Ballaban në qytetin e Këlcyrës.

Ky është viti i parë që filloi. Është koha më e përshtatshme ku ngrihen kazanët e rakisë. Vitin tjetër do të bëhet me angazhim më të madh-tha kryetari i bashkisë.

Ndërkohë festa e rakisë kulmoi me koncertin festiv drejtuar nga Boiken Lako dhe grupe të reja të muzikës pop, Rock, RnB, dhe DJ në vend. Pjesë e koncertit ishte edhe grupi i Sazeve të Këlcyrës.

“KazanFest” është quajtur kështu sepse ky është muaji kur nxirret rakia dhe pikërisht në këto ditë do të ngrihen kazanët për të nxjerrë rakinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu