Karvanet e Polifonise dhe zerat brilante te solisteve nga grupe te ndryshme, kane pushtuar zonen muzeale te Gjirokastres nje dite me pare. Ky aktivitet eshte percjelle per qytetaret e bashkive te Tepelenes, Dropullit dhe mbremjen e kaluar eshte finalizuar me spektaklin e dhene ne Qafen e Pazarit te Gjirokastres.
Organizatori i ketij eventi Stefan Arseni eshte shprehur se ky aktivitet ka pasur per qellim gjallerimin e jetes kulturore dhe artistike tek tre bashkite e Qarkut te Gjirokastres dhe ne vecanti ka per qellim masivizimin edhe tek moshat e reja te kengeve polifonike.
Ndersa mjeshtri i polifonise tepelenase Golik Jaupi, shprehet se eventi ka qene i rendesishem dhe serioz cka ka per qellim mbrojtjen e vlerave te pacmueshme te kesaj tradite, e cila eshte edhe nen mbrojtjen e trashegimise boterore UNESCO.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu