Në Gjirokastër, rikthehen karnavalet. Një traditë kjo e humbur prej më shumë se 60 vitesh në qytetin e gurtë. Ka qenë Bashkia e Gjirokastrës ajo që ndërmorri këtë iniciativë për të rikthyer traditën e harruar prej shumë dekadash. Protagonistët kryesorë në këtë eveniment, kanë qenë fëmijët e shkollave 9-vjecare të qytetit të cilët përmes kostumeve të veshura dhe maskave, kanë krijuar një atmosferë me të vërtetë festive në qendrën muzeale të qytetit aty ku dhe startoi ky event që do të kulmojë nesër me djegijen e dordolecit në mes të qytetit.

Ky aktivitet sipas kryebashkiakut Golemi, ndërmerret në kuadër të aktiviteteve që po ndërmerr Bashkia e Gjirokastrës për rigjallërimin e qytetit.

Deputetja e PS për Qarkun e Gjirokastrës Mirela Kumbaro ka përshëndetur të pranishmit kryesisht fëmijë dhe njëkohësisht premton se Gjirokastra do të shndërrohet këtë vit në qendrën e atraksionit dhe turizmit kombëtar. Karnavalet në Gjirokastër do të jenë aktive për dy ditë rresht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu