Gjate diteve te fundit ne te gjithe pikat e karburantit ne vend eshte verejtur nje rritje e cmimit te naftes dhe benzines prej 44 lekesh duke kapur shifren e 290 lekeve nga 186 qe ishte me pare. Por pavaresisht rritjes se karburanteve ne Gjirokaster shoferet e transportit urban dhe interurban nuk e kane rritur ende cmimin e biletes.
Ata thone se gjendja eshte teper e veshtire dhe kjo rritje cmimesh po reflekton dhe tek numri i udhetareve qe eshte i ulet. Sipas tyre nese do te vijoje kjo rritje e karburanteve edhe biletat do te pesojne rritje. Mirepo ne shume raste udhetaret nuk pajisen me bileta. Kjo eshte me e dukshme sidomos tek linjat urbane kryrsisht ne linjat rurale.
Shume prej shofereve te taksive apo furgonave ne Gjirokaster operojne ne te zeze duke mos prere bileta.
Nga ana tjeter shoferet e linjave kontraktuese kerkojne me shume kontroll dhe nderhyrje nga qeveria shqiptare per te mbajtur ne kontroll cmimet.
Vete qytetaret e intervistuar nuk kane fshehur nostaligjine per kohen e Enver Hoxhes.