Ka rezultuar e pasuksesshme tentativa e nje shoferi maune-je nga Elbasani, te trafikoje heroine drejt Greqise permes Kakavijes.

Para pak eshte finalizuar operacioni policor i koduar “Koordinimi”, nje bashkëpunimi mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it, Sektorit të Narkotikëve në Policine Rajonale te Gjirokastres dhe shërbimeve doganore çoi në sekuestrimin e 15 kg heroinë.

Bazuar në analizën e riskut të bërë nga Policia Kufitare dhe shkëmbimit të informacionit me strukturat policore Gjirokastër, në kuadër të operacionit policor në dalje te Shqiperise u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin Shpetim Pjeshka 63 vjec.

Pas skanimit dhe kontrollit në vijën e dytë nga ana e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe me shërbimet e FRONTEX-it, u bë e mundur gjetja e lëndës narkotike, që ishte fshehur në një vend të përshtatur në kroskotin e kamionit.

Gjatë kontrollit të detajuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Policine e Gjirokastres, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 pako të mbushura me heroinë, me peshë totale 15 kg.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të kamionit 63 vjeçarit nga Elbasan për veprën penale trafikimi i narkotikëve.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu