Rrugëtimi ynë i sotëm të çon drejt Kanioneve të Nivicës, 2 mijë metra mbi nivelin e detit, rrëzë malit të Këndrevicës.

Shtrimi i rrugës me asfalt, ka gjallëruar jetën e këtij fshati dhe ka nxitur zhvillimin e turizmit malor. Vendasit po hapim rishtazi bujtina dhe një hotel që pritet të përfundojë së shpejti. Sheshi i fshatit është shtruar me gurë, në stilin e shtëpive të moçme.

Kanionet mund të vizitohet brenda ditës, ose mund të qëndroni një natë në bujtinat e zonës. Ne vizituan bujtinën e Xhevahir Gjonit në qendër të fshatit, me kopshtin plot lule e pemë frutore.

Amvisa e Bujtinës Gjoni na tregon për gatimet tradicionale që servir për turistë. Ndërsa Xhevahir Gjoni shprehet se asfaltimi i rrugës e ka futur Nivicën në hartën turistike. Tabelat të orientojnë drejt kanioneve që është destinacioni ynë kryesor.

Ngjitja në këmbë është sfiduese, në terren të thepisur për afro 1.2 kilometra. Eksploruesit e natyrës vizitojnë kanionet kryesisht në orët e mëngjesit për shkak të temperaturave të larta të verës.

Ato janë formuar nga erozioni i Përroit të Nivices, pjesë e atij të Bençës, në shkëmbinj karbonatikë. Uji bie nga lartësi deri 40 m duke formuar ujëvara, si ajo e Guvës. Relievi paraqitet me plot kontraste natyrore, rrëpira, shtrat të shkallëzuar dhe shpella të shumta në faqen e shkëmbit.