Në Gjirokastër është organizuar kampionati kombëtar i Kickboxing për të gjitha kategoritë e moshave. Eventi që mbahet për herë të parë ne qytetin e gurte, grumbulloi gati 15 skuadra nga Shqipëria ndërsa kishte edhe të ftuar nga Kosova dhe Greqia. Klodjan Tosuni sportist organizator nga Federata e Kick Boxing Shqiptar, tha se sporti duhet të marrë më shumë vëmendje për të zënë një kohë të rëndësishme të ditës së të rinjve dhe të rriturve. Per kete ky sport ka nevojë për më shumë mbështetje.
Gjatë kampionatit u motivuan me tituj sportistë të të gjitha moshave të cilët stërviten prej klubeve lokale. Kikboxerat e vegjel gjirokastrite, kane shfaqur talentin e tyre ne kete disipline duke cmuar kete event dhe bere thirrje bashkemoshatareve te tyre te lene menjane teknologjine dhe t’i bashkohen Kickboxingut.