Eshte zhvilluar ne Gjirokaster kampionati i 5 kombetar i natyral bodybuilding.

Ne kete kompeticion te rendesishem kane marre pjese 25 sportiste nga e gjithe Shqiperia, te cilet garuan ne kategori te ndryshme duke nisur nga mosha 18 deri ne 40 vjeç.

Nje nisme e kampionit te ketij sporti Nikollaq Muço, per te zbuluar dhe promovuar talente te reja.
Fitues i ketij kompeticioni ishte 24 vjecari Seldjan Çani nga Gjirokastra, i cili u vleresua nga juria profesioniste me kryetar kampionin Marin Meksi, si natyral bodybuilder i ri.

Çani eshte shprehur i emocionuar per fitoren dhe besimplote se do te vijoje rrugetimin ne kete fushe.

Risi ne kete kampionat ishte dhe pjesmarrja e te vetmes konkurrente femer e cila konkurroi ne garen e bikini fitnes. Xhenis Rama, ja doli te merrte nje kupe ndersa u shpreh se do te deshironte qe pjese e ketij sporti te ishin dhe sportiste te tjera femra.
Per kampionin boteror te bodybuilding Marin Meksi, te tilla organizime jane te mira per talentet e reja dhe perhapjen e me tejshem te ketij sporti per tu perfaqesuar sa me mire ne arenen  nderkombtare.
Organizimi i ketyre kampionateve kane nje ndikim pozitiv tek te rinjte dhe ne kulturen sportive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu