Koronavirusi ka vënë në alarm të polotë institucionet e qeverisjes vendore në Gjirokastër. Përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në jug të vendit Astrit Aliaj i cili është prefekti i Qarkut, ka thirrur në një takim urgjent, drjetuesit vendorë të shëndetit dhe specialistë të fushës së epidemiologjisë në Pikën Kufitare të Kakavijes.

Zoti Aliaj falë direktivave të vëna nga qeveria shqiptare për parandalimin e Koronavirusit që në origjinë në pikat kufitare, ka zgjedhur Kakavijen si nyjen më të madhe me BE për të përcjellë edhe mesazhet sensibilizuese ndaj popullsisë, si dhe ndaj organeve kompetente shëndetësore. Deri më tani nuk janë shfaqur raste të personave të dyshuar me Koronavirus ndërkohë që kontrollet janë të rrepta në Kakavije nga DSHP.

Një mjek dhe infermierë janë të stacionuar 24 orë në hyrje të territorit shqiptar ku përmes instrumentit për matjen e temperaturës trupore me lazer, identifikohen raste të dyshimta. Për prefektin Aliaj, takimi i sotëm në Kakavije, ndërmerret në kushtet kur Shqipëria është e ekspozuar karshi këtij virusi ashtu si shtetet e tjera përmes personave që janë bartës të tij.

Ndërsa kreu i DSHP Shpëtim Novi konfirmon se shërbimi i stacionuar 24 orë në Kakavije, është në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur cdo rasti emergjent.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu