Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, publikoi një video ku shhet se si Edi Rama ironizon akuzat që i janë bërë se ka lidhje me krimin. Duke u ndalur në emra të përveçëm si Kajmaku apo Ndoka, Rama u tall me mediat, edhe pse më vonë akuzat e bëra nga opozita rezultuan si të vërteta.

“Edi Rama është i pabesueshëm! Nuk mund ta luftojë krimin e organizuar pjella e krimit dhe avokati më besnik i kriminelëve më të rrezikshëm të vendit.

Edi Rama i bëri trafikantët e drogës, vrasësit, përdhunuesit, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë të rëndësishëm në qeverisjen e vet të kriminalizuar. Është kaq hipokrit me të ashtuquajturin ligj antiKÇK, saç ishte dje, kur mbronte kriminelët e tij nga ligji i dekriminalizimit dhe kur mohonte se më Shqipëri nuk mbillej kanabis.

Edi Rama është i pabesueshëm dhe i dështuar në luftën kundër krimit dhe pasurive të tij. Është ai që u ka dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, që vazhdon t’u japë bosëve të krimit dhe familjarëve të tyre tendera publikë dhe koncesione, duke u dhënë mundësi të pastrojnë paratë e pista.

Vetëm largimi i Edi Ramës është garanci për një luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar!” shkruan Spaho.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu