JO-ja greke eshte festuar sot ne Dervician, permes nje aktiviteti te gjere kulturoro-tematik me pjesmarrjen e nxenesve te shkollave 9-vjecare ne Dropull.

Madje kane qene te ftuar edhe nxenesit e Himares teksa kane kercyer nje valle patriotike. Aktiviteti i sotem eshte organizuar nga Bashkia e Dropullit dhe Konsullata e Pergjithshme Greke ne Gjirokaster. Pjese nga historia e luftes Italo-Greke jane shkeputur permes recitimeve, kengeve dhe valleve me karakter patriotik duke glorifikuar kesisoj, kontributin e ushtareve greke te rene ne kete konflikt, ne token shqiptare.

Konsulli grek ne Gjirokaster Lambros Kakkisis, ka pershendetur aktivitetin si dhe Jorgos Surlas kryetar i Shoqatës së Familjeve të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke. Nderkaq nga Kuvendi i Shqiperise merrte pjese deputetja e PS per Gjirokastren Artemis Malo, si dhe kryetarja e Keshillit te Qarkut Gjirokaster Lindita Rova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu