Forcat e PMNZSH Gjirokaster kane filluar menjehere ne terren operacionin e kerkim-shpetimit ne zonen e Durresit ku dhe eshte pjesa me e prekur nga termeti i mengjesit te sotem.

Efektivat e PMNZSH drejtuar nga komandant Hodo Cani, po punojne intensivisht duke dhene kontributin e tyre per gjetjen e trupave nen rrenoja apo dhe shpetimin e jeteve qe gjenden te izoluar. Forcat zjarrefikese nga Gjirokastra dhe Memaliaj, jane nisur heret ne mengjes me urdher te prefektit te Qarkut Astrit Aliaj, per t’i ardhur ne ndihme forcave te tjera operacionale ne zonen e plazhit ne Durres nga ku dhe eshte konsideruar si pjesa me e goditur prej termetit.

Me forcat zjarrefikese ka shkuar edhe prefekti Astrit Aliaj ku konfirmon per nderhyrje ne themelet e nje pallati nga ana e banoreve te katit te pare, cka ka demtuar ndjeshem konstruksionin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu