Kreu i ISHSH Gjirokaster Edi Sinojmeri, ne nje prononcim per Jugulajm.net ka bere te dukshme masat qe kane ndermarre inspektoret e Inspektoriatit Shendetesor Shteteror ne Gjirokaster gjate diteve te fundit tek subjekte te ndryshme, qe kane shkelur urdheresat e qeverise shqiptare per funksionimin e bareve dhe restoranteve.

Zoti Sinojmeri pranon se qytetaret e Gjirokastres dhe te rajonit, kane zbatuar ne mase te madhe dhe me perpikmeri masat qe jane vendosur nga autoritetet per vetizolim. Njekohesisht ai vlereson bashkepunimin qe ka patur me Njesine Vendore te Kujdesit Shendetesor te Gjirokastres dhe Policine e Shtetit ne zbatueshmerine rigoroze te masave, qe kane per qellim mbrojtjen e popullsise nga virusi i rrezikshem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu