Ish deputeti i PD dhe ish ministri i jashtem ne mesvitet ’90 Tritan Shehu, ka qene kategorik ne qendrimin e opozites shqiptare pas deshtimit per here te katert te celjes se negociatave me BE. Ne emisionin Top Talk zoti Shehu eshte shprehur se vetem levizja mbarepopullore e  shpeton Shqiperine!

Ne Shqiperi ka deformime te demokracise, te institucioneve, strategjive nderkohe qe kemi nje kryeminister me mentalitet antieuropian-eshte shprehur zoti Shehu. “Semundjet” tona i bejne te vuajne edhe fqinjet dhe nderkohe presidenti francez Macron permendi azilantet, Gjermania percaktoi detajet e krizes.
Zgjidhja e vetme sipas ish kryediplomatit shqiptar ngelet levizje mbarepopullore me te gjitha format e protestave e revoltes per te rrezuar kete qeverisje dhe me pas vendi te shkoje ne zgjedhje te lira, lokale e politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu