Ish ministri i jashtem Tritan Shehu ka qene i ftuari i dites ne kanalin televiziv informativ OraNEWS ku ka ndare pikpamjet e veta per zhvillimet e fundit ne rajon.

Zoti Shehu ka komentuar dhe kundershtuar idete antishqiptare te prekura nga Rama per shkembimin e territoreve mes Kosoves dhe Serbise, kunder krijimit te Jugosllavise se re dhe kunder nacionalizmave apo dhe keqperdorimit te feve.

Mes te tjerash zoti Shehu eshte ndalur tek koncentrimi ne stadartet europiane pasi BE po i zhvlereson kufijte nderkohe qe zoti Shehu ka pare te qenesishme forcimin e rolit amerikan dhe europian ne rajonin ballkanik pasi eshte shume thelbesore. Duke u ndalur tek zgjedhjet ne Kosove, ish kryediplomati u shpreh se roli i Rames dhe Thacit ra ndesh teresisht me interesat kombetare dhe kjo u reflektua edhe tek zgjedhesit e te dieles.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu