Ka ardhur reagimi nga opozita ne Gjirokaster per Tregun Industrial i cili po perjeton ditet e dekompozimit total tre vjet pas inagurimit te tij.

Ish keshilltari demokrat ne Keshillin Bashkiak te Gjirokastres ne periudhen 2015-2019 Beqir Gjika, akuzon Bashkine e Gjirokastres per indiference ndaj kerkesave te tregtareve ambulante per te nderhyre ne permiresimin e kushteve te krijuara keto dite me shi.

Zoti Gjika ne nje prononcim per Jugulajm.net i ka bere thirrje drejtuesve vendore te kthejne vemendjen nga kerkesat legjitime te tregtareve qe operojne ne tregun industrial, pasi jane tatues te rregullt dhe kontributet e tyre karshi bashkise nuk kane munguar. Nje tregtar sot paguan 200 leke ne dite si takse vendi dhe keto detyrime i derdhen bashkise, nderkohe qe kjo e fundit ne 15 muaj, as nuk e ka marre mundimin te investoje defektet e lena pas dore nga investimi qindramilione lekesh-shprehet Gjika.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu