Lindjen e Krishtit bashke me besimtaret e krishtere te Gjirokastres, e ka kaluar edhe ish deputeti i PD per rajonin jugor Tritan Shehu. I shoqeruar nga bashkeshortja e tij Aida, Prof.Dr Tritan Shehu ka zgjedhur vendin e tij te origjines per te kaluar festen me te rendesishme te krishtereve jo pa qellim, por per te dhene mesazh paqeje dhe gezimi per banoret e jugut.

Zoti Shehu mesditen e sotme, nen shoqerine e kreut te PD Gjirokaster Dasho Aliko si dhe perfaqesuesve te tjere vendore te PD, kane marre pjese ne meshen e mbajtur me kete rast, ne Katedralen Ortodokse “Lindja e Krishtit” e cila pozicionohet ne lagjen “11 Janari”.

Pas mbarimit te ceremonise fetare, zoti Shehu ka dhene dhe mesazhin pershendetes per banoret e Gjirokastres dhe sidomos per besimtaret e krishtere qe festojne kete dite te shenjte. Zoti Shehu nuk ka preferuar te komentoje zhvillimet politike ne vend ndonese eshte ngacmuar nga gazetaret.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu