Ish deputeti i PD Tritan Shehu, ka qene i ftuar sot ne mesdite ne studion e RTV Ora News ku ka folur per problematikat e shumta qe ka shendetesia sot ne Shqiperi.

Sipas zotit Shehu, kolapsi financiar i sistemit shendetesor pershpejtohet nga PPP dhe rendon mbi qytetaret. Nderkohe qe abuzivizmi me koncesionet e sterilizimit e te laboratoreve, krijon monopole private dhe demton sektoret.

Per ish ministrin e Shendetesise ne vitet ’90, Check app konsiderohet si nje “ngrehine” sui generis pa asgje brenda, vetem gllaberim dhjetra miliona Euro nderkohe qe kriza e Kujdesit Peresor, manifestohet edhe ne zbulimin e Kancerit te Gjirit. Per zotin Shehu medikamentet e Origjines te pasigurta kane mbushur tregun shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu