Agron Tufa: Përse kërkova azil politik
Agron Tufa, Drejtori i dorëhequr i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, i tha "Zërit të Amerikës" se kërkoi azil politik në një vend të Europës për shkak të kërcënimeve të shumta ndaj tij që ai i ka denoncuar. Duke folur me Skype nga një vend i Evropës ku ka kërkuar azil, zoti Tufa, publicist dhe shkrimtar i njohur, tha se nuk do ta ndërpresë veprimtarinë për denoncimin e krimeve të komunizmit.
Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Freitag, 6. Dezember 2019
Agron Tufa, Drejtori i dorëhequr i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka treguar pse kërkoi azil politik.
Duke folur me Skype nga një vend i Evropës ku ka kërkuar azil, Tufa, publicist dhe shkrimtar i njohur, tha se nuk do ta ndërpresë veprimtarinë për denoncimin e krimeve të komunizmit.
“Kërcënimi im ka qenë për shkak të detyrës dhe ka qenë një konfrontim duke nisur nga dhjetori i vitit të kaluar me intensifikim të vazhduar erdhi nga 1 prilli, me një fushatë të hapur, në shtyp, në parlament, në forma nga më të ndryshmet nga një skalion i atyre që unë i quaj ‘enversitë’., 1ë kanë punuar në organet e drejtësisë komuniste”, shprehet Tufa në intervistën e tij., përcjell Syri.net.
Ai u përfshi në një debat të ashpër publik edhe me ish Kryetarin e Komisionit të Sigurisë, deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho.
Agron Tufa njihet nga publiku i gjerë në Shqipëri si shkrimtar, publicist dhe akademik.