Është kthyer në traditë tashmë. Sa herë ka grumbullim njerëzish, pavarësisht eventit, dhe për më tepër kur është i pranishëm edhe kryeministri, nuk mungojnë thirrjet “Rama ik”

Incident

🔴🔴🔴🔴Incident ne ceremonine e diplomimit me Kryeministrin: “Nuk ka me mjeke, po ikin te gjithe jashte“Garda e nxjerr dhunshem jashte

Gepostet von Faktor.al am Donnerstag, 20. Februar 2020

Është kthyer në traditë tashmë. Sa herë ka grumbullim njerëzish, pavarësisht eventit, dhe për më tepër kur është i pranishëm edhe kryeministri, nuk mungojnë thirrjet “Rama ik”.

Pas shesheve, rrugëve dhe stadiumeve, sot i erdhi rradha studentëve të Mjekësisë, të cilët gjatë ceremonisë së diplomimit, janë përplasur me shefin e mazhorancës.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është hasur me një situatë jo të këndshme kur një i ri i ka ngritur zërin.

Si fillimin kryeministri e ka marrë me sportivitet këtë situatë, pasi me batutë ia ka kthyer studentëve që ai ishte individi i parë ku ata mund të ushtronin profesionin.

“Diplomën e duan si bileta për arratisje….”, u dëgjua një zë nga salla, ndërsa apeli i tij u shoqërua me thirrjet në kor “Rama ik” dhe duartrokitje, që e nervozuan dhe sikletosën jo pak kryeministrin.

“Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”, tha ai pasi dëgjoi studentin.

Menjëherë pas debatit në distancë mes studentit dhe Ramës, forcat e sigurisë së Kryeministrit kanë bërë menjëherë shoqërimin jashtë Pallatit të Kongreseve, studentin që guxoi të ndërhynte gjatë fjalës së Edi Ramës.

Dhe kaq ka mjaftuar dhe gardistët e kanë marrë mesazhin e shefit dhe kanë nxjerrë me dhunë të rinjtë, duke i nxjerrë jashtë.

Nga sa mësohet dy të rinjtë janë aksivistë të “Lëvzijes për Universitetin”.

Siç u raportua edhe më herët aktivistët janë Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita të ‘Lëvizja Për Universitetin’ të cilët mbahen të mbyllur në qelitë e komisaritatit nr. 1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu