Zyrtarisht sot eshte celur kufiri me Greqine pas 3 muaj karantinimi si pasoje e Covid-19. Te pakte kane qene personat qe kane udhetuar drejt Greqise kryesisht punetore sezonale te cilet kane kontrate me punedhenesit greke kryesisht per veprimtari frutikulturore.

Nderkaq ne Shqiperi kane mberritur nje numer shume i pakte shqiptaresh te cilet pergjate muajve te fundit kane qendruar te blloikuar ne Greqi si pasoje e pandemise. Sipas burimeve zyrtare nga Kakavija, prej oreve te para te mengjesit te sotem e deri me tani, kane ardhur 100 shtetas shqiptare kryesisht kembesore dhe shume pak me automjete. Mesohet se Greqia, do te hape kufijte me daten 15 qershor cka do te reflektoje me levizjen e automjeteve dhe te mjeteve te transportit te udhetareve ne te dy anet e kufirit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu