Ish deputetja e PD, Grida Duma ka publikuar një video duke i;u përgjigjur akuzave të Ramës se opozita me tubimet dhe mosrespektimi i masave nga qytetarët kanë sjellë rritjen e rasteve me COVID-19.

Duma ka nxjerrë pamje nga grumbullimet tek inaugurimi i Parkut Rinia, provimet e maturantëve, grumbullimet e qytetarëve tek Postat si dhe dhuna tek Teatri apo në Velipojë. Sipas Dumës, Rama dhe njerëzit e tij janë përgjegjësit e vetëm për rritjen e rasteve me COVID-19 për disa interesa të caktuara.

“Shikoni dalldinë e fjalëve dhe masakrën e veprave të Ramës! Shikoni se kush po përhap virusin dhe për çfarë interesash!” shkruan Duma.

 

 

© SYRI.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu