Radhë të gjata janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku qytetarët presin realizimin e tamponëve për të kaluar në Greqi. Makinat e qytetarëve janë varg prej 2 kilometrash. Kjo vjen pasi vendi fqinj e ka vënë me detyrim tamponin për qytetarët që lejohet të kalojnë, të cilët janë shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.

Por punonjësit e palës greke kanë paralizuar punën për shkak të intensitetit të lartë të lëvizjeve, pasi nuk e përballojnë dot fluksin.

Qytetarët që janë në radhë nuk po respektojnë asnjë lloj mase, disa prej tyre janë me maska e disa të tjerë jo dhe të gjithë janë ngjitur me njëri-tjetrin, duke rrezikuar përhapjen e pandemisë

Kujtojmë se Pika e Kalimit të Kakavijes qendron e mbyllur prej ores 22:00-06:00 që prej 6 gushtit në hyrje dhe në dalje të Greqisë. Ndërsa më 16 gusht, çdo shtetas që do të hyjë në territorin grek përmes kesaj nyje kufitare, do të karantinohet për 7 ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu