Në Jug të vendit po përgatiten itinerarët e parë që do të lidhin mes tyre bujtinat, stanet, punishtet e qumështit me stacione të ngjashme në Greqi një iniciativë e përbashkët që evidenton kulturën lokale të djathit dhe e ndan atë me vizitorët.

Një prej prodhuesve të djathit në Libohovë; Afrat Mahmutaj, me 50 vjet eksperinecë në prodhimin e djathit, shprehet se nevoja për t’a mbrojtur traditën, shkon krahas domosdoshmerisë për të njohur njëri-tjetrin.

Afrati ndau me prodhuesit grekë që vizituan rajonin jugor, shqetësimin e reduktimit të krerëve dhe kullotave, tkurrjen e traditës së barinjve, e për pasojë sasi gjithnjë e më të pakta qumështi çka mund të bëjnë që djathi të zbehë prezencën në jetën tonë nëse nuk do të ndërhyet për ta shpëtuar.

Studiuesi i kulinarisë dhe ushqimit njëherazi prezantuesi i njohur televiziv i programeve të gatimit Ilias Mamalakis tha nga Gjirokastra se Ballkani po shkon drejt humbjes graduale të kulturës së djathit e se tani në Greqi kanë humbur të paktën 3 lloje ashtu si në Shqipëri salca e shkullit është gjithnjë e më e rrallë.

Studiuesit grekë dhe shqiptarë po punojnë së bashku për analizimin e të gjithë prametrave të shijes së bulmetit të lidhura me rracat autoktone të bagëtive, ushqimin, kullotat hapat drejt brandimit të produkteve.

Gjirokastra e vecanërisht jugu I Shqipërisë, është I shquar për prodhimin e djathit të bardhë apo dhe atij kackavall.