Gjykata e Faktit ka lene ne burg pengmarresit e 34 vjecarit J.Gj nga Gjirokastra, nderkohe qe ka lene te lire me arrest shtepie nje 14 vjecar qe rezulton te jete i biri i Denisa Karagjozit, e arrestuar dy dite me pare si pjesmarrese ne pengmarrjen e 34 vjecarit.

Seanca gjyqesore eshte drejtuar nga gjykatesja Blerta Çibuku, me prokuror Julijan Çafka.

Ne fillim ky i fundit ka paraqitur provat per te tre pengmarresit Myrteza Domi, Denisa Karagjozi dhe Enea Taho, te cilet ishin denoncuar nga 34 vjecari ne polici.

Pas 40 minutash paraqitje te argumenteve nga ana e prokurorit, avokatet e te tre te pandehurve kerkuan mase te lehte per te tre klientet e tyre e sidomos per Denisa Karagjozin e cila eshte nene.

Mirepo veprimet e kryera ngq te tre, kane qene te faktuara dhe me prova te pakundershtueshme, cka detyroi gjykatesen Çibuku te jape vendimin Arrest ne Burg pa afat.

Kujtojme, se Myrteza Domi, Denisa Karagjozi dhe Enea Taho u arrestuan tre dite me pare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu