Ne nje kohe normale Parku Natyror i Viroit do te ishte i tejpopulluar, ndersa sot ne gjendje emergjence qe ndodhet Shqiperia e rrjedhimisht dhe Gjirokastra si pjese e saj, tubimet ne zona publike duhet te ishin teresisht te ndaluara duke i’u referuar masave te ndermarra me protokoll prej autoriteteve shteterore.

Ndergjegjesimi qytetar tek gjirokastritet mesa duket mungon dhe kjo deshmohet qarte permes pamjeve te ofruara nga Jugulajm.net. Asnje qytetar i pambrojtur me pajisje elementare si maske apo dorashka njeperdorimshe. Te gjithe sfidojne shtetin dhe masat e ndermarra me kete rast per mbrojtjen nga virusi i rrezikshem ne nje dite si kjo e sotmja qe quhet ndryshe si Dita e Verës.

Ndonese Bashkia e Gjirokastres, Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor apo dhe Inspektoriati Shendetesor Shteteror kane apeluar vazhdimisht per mbrojtje personale te cdokujt duke marre ne konsiderate masat qe percakton protokolli ne keto raste, nje pjese e gjirokastriteve as nuk i kane marre fare ne konsiderate duke sfiduar rrjedhimisht zbatueshmerine e tyre.

Ne Gjirokaster ka pasur vetem kater raste te dyshuara me Covid 19 te cilat pas analizimit, kane rezultuar negative.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu