Gjirokastra i’u bashkua nismës “16 ditë të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”. Kryetari i Bashkise Flamur Golemi tha se një shoqëri me e mirë është ajo ku gratë e vajzat trajtohen me respekt e vlerësohen. Ai ndau me të pranishmit lajmin se në kuadër të Fondit Social nga Ministria e Shëndetësisë, Bashkia Gjirokastër është përzgjedhur 1 nga 14 bashkitë fituese për ngritjen e Qendrës, qe do te sherbeje per ofrimin e shërbimeve për viktimat e dhunës me bazë gjinore.
Aktiviteti u organizua me mbështetjen e UNICEF ku përfaqësuesi Roberto de Bernardi u shpreh se qyteti ka nisur udhëtimin e duhur në adresimin e çështjeve me bazë gjinore. Me këtë rast Obelisku u ndriçua me ngjyre portokalli, pasi kjo është ngjyra e kësaj fushate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu