Gjirokastra është një nga zonat e gjelbërta, ku nga kjo e hënë kanë nisur zbatimin masat e reja lehtësuese. Edhe pse një zonë kufitare, në këtë qytet nuk është regjistruar asnjë rast dhe sot pas më shumë se një muaji e gjysmë, qytetarët e  po shijojnë “lirinë”.

Para kameras se Jugulajm.net qytetaret shprehen krenare per mungesen e virusit ne Gjirokaster. “Shumë mirë, bravo i qoftë neve jemi të mrekullueshëm” “Vendim shumë i mirë, pa sëmundje jemi, pa probleme, i vëjmë lavdi Zotit që të iki sa më shpejt ky virusi” “Po, jam i kënaqur, të jemi mirë, mos ta kemi këtë sëmundje” “Masat duken shumë mira, kam dalë dhe herë të tjera për nevoja familjare” “Gjirokastra s’ka gjë. E ka menduar shumë mirë, të punojnë njerëzit, të lëvizë ekonomia, të dalin njerëzit nga depresioni”, shprehen për Jugulajm.net qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu