Përmes një investimi të përbashkët gjermano-zviceran, Gjirokastra përuroi përfundimin e punëve për përmirësimin e performances së Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe zgjerimin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Sistemi i ri, furnizimi dhe kapacitete të rritura të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, sigurojnë ujë 24 orë për qytetarët gjirokastrite permes një financimi total prej 8.2 milion euro prej te cilave qeveria gjermane ofroi mbi 7 million euro dhe ajo zvicerane mbi 1 milion euro. Permes kesaj shume u ndërtuan dhe rehabilituan tubat transportues, rrjetet e ujit dhe të kanalizimeve, rezervuaret dhe impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, si dhe u instalimi i matesave tek konsumatoret.
Ambasadorja zvicerane Ruth Huber i’u bashkua partnerëve gjermanë nga KfW dhe kryetarit të Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi në përurimin e punëve të kryera nën Programet për Infrastrukturën Bashkiake III dhe IV.
Të pranishëm në ceremonyi kane qene përfaqësuesi i KfW Arne Gooss dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturë së Mbetjeve (AKUM) Klevis Jahja. Zyrtarët zbuluan tabelën tek zyrat e reja të Ndërmarrjes Rajonale të Ujësjellësit, dhe preven shiritin tek stacioni i ri i pompave e me pas vizituan një rezervuar të ri uji.
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi falenderoi qeverine shqiptare per premtimet e mbajtura dhe ka premtuar per investime te tjera ne fushen e infrastruktures.
Programi i bashkëpunimit zviceran në Shqipëri përfshin mbështetje në fushën e shërbimeve infrastrukturore dhe kontributi për programin e infrastrukturës bashkiake.