Duket se gjirokastritet e kane marre seriozisht rrezikun nga infektimi me Coronavirus.

Mesditen e sotme neper rruget kryesore te qytetit te zinte syri vetem ushtaret dhe policet. Vec kesaj edhe nje autobot nga PMNZSH Gjirokaster, qe sperkati rruget me uje. Karantinimi i qytetit dhe zones perreth, ka ardhur i diktuar fale masave qe kane ndermarre organet kompetente shteterore me qellim shmangijen deri ne maksimum te prekjes nga virusi i rrezikshem.

Per fat te mire te shtate rastet e dyshuara me Coronavirus ne Qarkun e Gjirokastres, kane rezultuan negative cka shton me shume sigurine tek qytetaret per te qene imun karshi kesaj te keqe. Megjithate kjo nuk do te thote qe levizjet te clirohen per ta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu